Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

LSI publikon videon: Në KZAZ 31 u shkel ligji, në ditët në vijim nxjerrim fakte tronditëse

20:33 03/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar me video çfarë ka ndodhur në KZAZ 31 gjatë numërimit të votave. Në një deklaratë për mediat, Erisa Xhixho ka thënë  se videoja e publikuar tregon qartë shkeljen e ligjit pasi numëruesit nuk duhet të mbajnë stilolaps gjatë procesit të numërimit e aq më pak ta përdorë për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.

Xhixho tha se LSI ka ngritur një grup për të verifikuar 83 mijë votat e pavlefshme se çështja do të ndiqet deri në fund në rrugë ligjore për të çuar në vend vullnetin e shqiptarëve. Ajo tha se në ditët në vijim do të publikohen fakte edhe më tronditëse.

Deklarata e plotë:

Teksa kanë kaluar një javë nga masakra elektorale e 25 prillit dhe kur i gjithë opinion publik pret reagimin e institucioneve të drejtësisë asnjë prej tyre nuk ka reaguar.

LSI më 29 prill ka depozituar në organet e drejtësisë një kallëzim penal për një nga drejtoreshat e Rilindjes njëkohësisht dhe pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në njësinë numër një.

Zonja në fjalë ka konsumuar veprat penale 326 të Kodit Penal ‘Falsifikim i dokumenteve, rezultateve të zgjedhjeve’ dhe 326/A ‘Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore’.
Kjo video që është filmuar në KZAZ numër 31, tregon qartë për shkeljen e ligjit. Sipas Kodit Zgjedhor asnjë numërues nuk duhet të disponojë stilolaps gjatë procesit të numërimit dhe jo më ta përdorë atë për të cënuar vullnetin e qytetarëve.

Organet ligjzbatuese të veprojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë krim elektoral dhe të vënë zonjën në fjalë dhe këdo që ka cënuar ose deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë para përgjegjësisë penale.

LSI nuk do të ndalet deri në momentin që kushdo që ka cënuar votën e qytetarëve shqiptarë të përballet me drejtësinë dhe të shkojë prapa hekurave.

Në këto zgjedhje u pa qartë përdorimi i administratës publike dhe financave publike në funksion të blerjes së votës. Gjithashtu u pa sërish përdorimi i bandave të pushtetit për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
LSI ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar 83 mijë votat e pavlefshme që kanë dalë në të gjithë vendin. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të çuar në vend vullnetin e votuesve shqiptarë.

Ditët në vijim do t’i paraqesim opinionit publik, fakte të tjera tronditëse që do të hedhin dritë mbi masakrën elektorale të 25 prillit të vënë në zbatim nga rilindja.

Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi. Qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi të mbyllet me transparencë dhe në bazë të ligjit deri në fund, sepse besimi i tyre te fuqia e votës jo vetëm s’duhet cënuar, por është me rëndësi për demokracinë në vendin tonë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: denoncimLSIzgjedhjet

Të tjera

Mos harroni oligarkët!
Uncategorized

Mos harroni oligarkët!

Është mirë që disa media duket sikur kanë bërë një kthesë, ose të paktën një gjysmë kthese, në raportimin për...

18:32 17/06/2026
SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit
Aktualitet

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

Kur bëhet fjalë për dosje me qindra miliona euro dhe tendera të dyshuar korruptivë, drejtësia shqiptare duket se ka një...

18:33 05/06/2026
Para
Komisioni Europian po shikon lehtësimin e masave për udhëtimin e turistëve të huaj në BE

Komisioni Europian po shikon lehtësimin e masave për udhëtimin e turistëve të huaj në BE

Lajmet e fundit

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English