Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha feston ditën e sotme 27 vjetorin e ditës së lindjes.
Urimet në një ditë kaq të bukur e të veçantë ishin të shumta por e para që e uroi në rrjete sociale ishte motra e saj, Sara, e cila ndau një foto shumë të ëmbël të tyren nga fëmijëria.
“Ka qenë një rrugë e çmendur, shoqja ime! Të dua shumë! Gjithmonë bashkë, do t’ia dalim pavarësisht çdo vështirësie!”- ishin fjalët e Sarës në postim.
Ndërkohë nëpërmjet rrjetit social “Instagram” Lori ndau me ndjekësit e saj dhe disa momente nga festa që ajo organizoi për këtë ditë ku nuk munguan miqtë e ngushtë të blogeres tani më 27-vjeçe.