“Llogaraja”/ U tejkaluan afatet, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi dalin nga arresti shtëpiak

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masat e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtorit të KESH-it, Erald Elezi, të pandehur në dosjen “Llogaraja”.
Për shkak të tejkalimit të afateve, ndaj Gjylit masa “arrest në shtëpi” është zëvendësuar me “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.
Të njëjtin vendim GJKKO ka marrë edhe për Erald Elezin, i cili gjithashtu del nga masa e “arrestit në shtëpi”.
Dy ish-zyrtarët akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë. Në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.