Lleshaj: Më ka favorizuar fabrika e BMW-së, ma shiti lirë makinën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se Kompania BMW i ka bërë favor duke ia ulur çmimin e makinës. Ai ka përsëritur se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marr me një çmim më të favroshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.

Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.

Fevziu: Kushton 100 mijë euro.

Lleshja: Vëre sa të duash : Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

Fevziu: Aq e marr dhe unë një.

Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.

Fevziu: Ku është marr makina?

Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.

Fevziu: Është e blinduar?

Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.

Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.

Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

 

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento