Ekzekutimi i Ilir Zelkës në Brazil, gazetari jep detaje: Punonte për llogari të një grupi nga Fieri, nuk e kanë vrarë shqiptarët…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar disa detaje të reja lidhur me ngjarjen e para tre ditëve në Sao Paolo të Brazilit, ku në lokalin “Zyrih”, mbeti i vrarë teksa po hante bukë 47-vjeçari shqiptar Ilir Zelka.

Hoxha theksoi se 47-vjeçari punonte për llogari të një grupi kriminal nga Fieri që ka rreth 20 vite që merret me trafikim lëndësh narkotike, pro nuk është goditur asnjëherë pasi kanë mbajtur një profil të ulët dhe kanë anëtarët e grupit kanë qenë tepër të kujdesshëm.

Sipas gazetarit, Zelka është vrarë nga vendas atje dhe jo nga shqiptarë, pasi lufta nuk është mes shqiptarëve, por mes karteleve në vendin e origjinës ku 47-vjeçari u vra.

“Ky ka qenë në Brazil disa herë për llogari të një grupi kriminal nga qyteti i Fierit dhe ka punuar në kuadër të këtij grupi. Kryesore ka qenë trafiku i kokainës.

Brazili është një linjë si Venezuela dhe Ekuadori, ku gjendet kontaktet e duhura. Në rastin konkret del se ka punuar për llogari të një grupi nga Fieri në Brazil, që unë kam 20 vite që e kam skeduar.

Interesat që përfaqësonte viktima janë për llogari të këtij grupi. Në datën 20 ka shkuar atje. Të gjitha vaktet i konsumonte te ai lokal. Shqiptarët atje nuk bëjnë luftë me njeri-tjetrin. Kartelet atje janë në luftë me njeri-tjetrin.

Në Sao Paolo ka rrezikshmëri të lartë. Atje për pagesa të vogla të bëjnë namin e jo më për trafik të madh kokaine. Shqiptarët s’të vrasin atje, se ta gjejnë anën këtu. Është e njëjtë me rastin e Ekuadorit”, ka deklaruar gazetari Hoxha.

Nga ana tjetër, gazetarja e kronikës Klodiana Lala, tha se Zelka sipas informacioneve ishte në Sao Paolo të Brazilit si një garanci.

“Kartelet atje i kanë të pikasur dhe të lokalizuar personat që shkojnë për trafik droge apo që bëjnë lidhje. SPAK më ka dhënë informacione që ky person nuk ka qenë i skeduar, nuk kishte hetim pasuror për të.

Dyshohet se përmes kësaj kompanie që kishte në Çeki janë bërë transaksione të mëdha parash. Nuk ka rekord të hapur në prokurori Ilir Zelka. Ky ishte peng atje, një lloj garancie”, ka thënë gazetarja Lala. /GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento