Lleshaj e pranon: Policia do përgjojë pa lejen e Prokurorisë! Në survejim elementet kriminale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte i pranishëm në Gjirokastër, ku përkujtoi 1 vjetorin e fillimit të operacionit për kontrollin e përbashkët të kufirit me FRONTEX.

Në një postim në Facebook Lleshaj ka shkruar se për një vit, janë angazhuar 415 oficerë nga 17 vende të Bashkimit Europian, të cilët kanë dhënë kontribur për kontrollin e emigracionit të paligjshëm.

“Sot në Kakavije shenjuam 1 vjetorin e fillimit të operacionit të përbashkët me FRONTEX për kontrollin e kufirit . Për një vit, 415 oficerë nga 17 vende të kanë patrulluar së bashku me Policinë tonë kufitare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kontrollin e migracionit të paligjshëm, luftën kundër krimit kufitar dhe forcimin e marrëdhënieve tona me vendet europiane. Ky operacion është një shtysë në udhëtimin tonë europian.”

Të pranishëm ishin edhe gazetarë të ndryshëm të cilët pyetën ministrin rreth problematikave aktuale, ndër të tjera edhe për deklarimin e sasive të kanabisit të sekuestruara dhe shifrat e publikuara.

I pyetur se përse burimet zyrtarë deklarojnë një numër shumë të ulët të asgjesimit, ndërkohë që e vërteta është ndryshe,Lleshaj tha:

“Viti 2020 do shënojë një hap të ri të përshkallëzimit të përpjekjes së policisë në luftën kundër kanabisit. Për këtë aryse ka një plan të madh ndërinstitucional, ku përfshihen, policia, prefektura, agjencitë e tjera, të cilat janë të angazhuara që ky fenoment të çrrënjoset nga shqipëria përfundimisht. Për këtë arsye janë shtuar kapacitetet, kapacitet e monitorimit kryesish nga aji, nje flotë e madhe dronësh është në operacion ku mundësohet verifikimi i çdo fskaji të territorit, një flotë e makinave të policisë dhe një numër i madh njerëzish jo vetëm i policisë, të cilët janë angazuar në këtë front të madh. Nuk ka mundësi të kemi asnjë tolerancë në këtë drejtim. Shifrat janë çdo ditë e në ulje dhe fenomeni nuk ka asnjë mundësi mbijetese në Shqipëri.

Ditën e djeshme qarkulloi në media lajmi mbi projektligjin që i jep të drejtë Policisë të përgjojë pa lejen e Prokurorisë, lajmi i cili është pranuar sot edhe nga Lleshaj.

Ai tha se përgjimet do të autorizohen nga drejtues të Policisë si organi ligjzbatues për parandalimin e krimit, pa autorizimin e Prokurorisë.

Lidhur me shqetësimin publik se projektligji i ri kërcënon të drejtat e njeriut, pasi krijon hapësirat që Policia të kthehet në një instrument nga pushteti, Lleshaj tha se alarmi është dhënë nga ata që nuk janë njohur me draftin.

“Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse, drejtuese të policisë. Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë”, tha Lleshaj.

Nisma ligjore ndryshon nenin 131 të ligjit aktual për Policinë e Shtetit, duke i dhënë kompetencë, pa marrë leje tek Prokuroria, të përgjojë bisedat e personave në ambiente publike, në mjete të transportit publik si dhe bisedat telefonike.

Shpërndaje
Share.

Komento