Skip to content
Aktualitet

Lista përfundimtare/ Ja sa zgjedhës kanë të drejtë vote në 25 prill

· 2 min lexim

Është bërë publike Lista Përfundimtare e e Zgjedhësve për Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit të këtij viti.

Ministria e Brendshme e ka publikuar listën dhe në të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë.

– 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote

– 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra

– 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë

– 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit

– 5,199 është numri i qendrave të votimit

Njoftimi:

Publikohet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, 25 Prill 2021

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 25 Prill 2021. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë.

– 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote

– 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra

– 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë

– 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit

– 5,199 është numri i qendrave të votimit

Kontrollo listën online dhe gjej qendrën e votimit:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPGJC/12416/DPGJC_12416_n3_s1_web.aspx?service_code=12416%20%20%20&fbclid=IwAR2UJ2idJD3R4CeaTr1B8mZD7XmwLYBTVIltyUKrxtDrh9IgB_ZPmTPGunI

Është hera e parë që në Shqipëri mbahen zgjedhje në kushtet e një pandemie, ndërsa partitë kanë nisur që tani fushatën elektorale. Listat janë dorëzuar tashmë në KQZ, ndërsa në disa qarqe kandidojnë edhe figura të reja.