Në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama duket se do të ketë ndryshime rrënjësore.
Në mbledhjen që qeveria Rama organizoi ditën e sotme u mor vendimi për lirimin nga detyra të zv. Ministres së Brendshme Rovena Voda, zv. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari dhe atë të drejtësisë Fjoralba Caka.
E para që njoftoi largimin, ishte zv/ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka ku tha se po largohej për arsye personale, arsyeja e vërtetë mbetet e paqartë.Pasi ndodhemi në një kohë që burgjet janë në kaos pas lirimeve pa kriter të të burgosurve dhe problematikave që kanë dalë në media gjatë këtij viti.
Ndërkohë që edhe për dy zv.ministret tjera të larguara ditën e sotme nuk dihen arsyet se përse erdhi ky vendim për ministri kaq të rëndësishme dhe me peshë në kabinetin qeveritar.