Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ligji që censuron mediat/ Presidenti: Qeveria me Kuvendin njëpartiak të tërhiqen nga modeli Lukashenko!

12:56 13/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Partia Socialiste ka vendosur që para nisjes së fushatës zgjedhore të kalojë për miratim edhe ligjin që censuron mediat e lira në Shqipëri, ose i njohur si paketa anti-shpifje, e cila u rrëzua nga Komisioni i Venecias.

Por kjo ka sjellë një reagim në dukje të “ashpër” nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka zgjedhur pikërisht rrjetet sociale për bërjen e deklaratë së tij.

Presidenti Meta ka shpërndarë edhe një artikull të Zërit të Amerikës për këtë çështje, duke u solidarizuar me shqetësimin e organizatave të gazetarëve, për riaktivizimin e këtij ligji që kthen censurën.

Meta pohon se, ka dyshime të forta që ligji synon të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike, ndërsa shtoi se pa liri të mediave nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, Meta bëri thirrje që: “Qeveria dhe Kuvendi njëpartiak të tërhiqet nga modeli i neveritshëm Lukashenko”.

Ja reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në rrjetet sociale:

“Solidarizohem me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar sërish një ligj për censurën e medias, në mungesë transparence dhe pa marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, që konfirmoi qëndrimin e drejtë që kam shprehur me dekrete për mos pranimin e paketës antikushtetuese “anti-shpifje” të qeverisë.

Sipas përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve: “Autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt. Kjo duket qartë që është kopje e së njëjtës përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat. Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim brenda vetes: të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike”.

Risjell në vëmendje se këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

📌– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

📌– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

📌– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

📌– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;

📌- Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga MODELI I NEVERITSHËM LUKASHENKO për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.

Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë.

Liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian dhe pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

Duke risjellë në vëmendje përkeqësimin në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të bërë publik në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij”; Qëndrimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, konkluzionet e “Freedom House”, Raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, si edhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve për hapat pas që vendi ynë ka shënuar sa i përket lirisë së medias, garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e MODELIT TË NEVERITSHËM LUKASHENKO në Shqipëri.

Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media”.

/GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: censuraIlir MetaligjLucashencomedia

Të lidhura

Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, zbulohet një nga bazat e grupit
Aktualitet

Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, zbulohet një nga bazat e grupit

Detaje të reja janë bërë publike nga operacioni policor që çoi në arrestimin e 10 personave dhe shpalljen në kërkim...

10:15 30/05/2025
Aksident në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
Aktualitet

Aksident në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor nacional “Pushimi i Shoferit” në Divjakë. Një automjet Benz me targa AB...

09:39 30/05/2025
Para

Kirurgu i njohur i Sanatoriumit humb jetën nga Covid, kolegu i bën një dedikim prekës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Jeta si e pastrehë në SHBA, Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

Jeta si e pastrehë në SHBA, Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

10:28 30/05/2025
Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, zbulohet një nga bazat e grupit

Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, zbulohet një nga bazat e grupit

10:15 30/05/2025
Aksident në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

09:39 30/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona

09:24 30/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.