Skip to content
Aktualitet

Liçaj: Nën rrënojat e teatrit ndodhet kufoma e Ramës dhe Veliajt!

· 1 min lexim

Aktori i njohur Neritan Liçaj, pas daljes së tij nga ambientet e komisariatit u shpreh para mediave se ishte i lodhur dhe i pafuqishëm për një reagim të tij lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Një orë më pas, aktori ka mbledhur fuqitë e tij dhe reagon ashpër duke ndarë e dhimbjen e tij për teatrin që tashmë ka vetëm rrënoja.

Liçaj shkruan në rrjetin e tij social Facebook se bashkë nën rrënojat e teatrit u varros dhe një pjesë e tij.

Gjithashtu ai i quajti Ramën dhe Veliajn si dy kufoma nën rrënoja.

Postimi i plotë:

Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty. Por për fat të keq ka vetëm rrënoja!

Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë! Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrarë.Rama dhe Veliaj!

Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.