Skip to content
Të Gjitha

Lëviznin pa kaska mbrojtëse, ndëshkohen me gjobë 67 drejtues dhe pasagjerë motorësh

· 1 min lexim

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugët e Tiranës dhe këtë herë janë ndalur te përdoruesit e motorëve që lëviznin pa kaska mbrojtëse.

Në një njoftim për mediat policia thotë se janë ndëshkuar me gjobë 67 drejtues dhe pasagjerë, që nuk kishin vënë kaskën.

Policia thekson, përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shendetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.

Njoftimi I policisë 
Tiranë

Përdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota dhe pasagjerët e tyre, është detyrim ligjor dhe e vetmja siguri, për të minimizuar dëmet shendetësore, tek kjo kategori tejet e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.

67 drejtues dhe pasagjerë që qarkullonin pa vendosur kaskën mbrojtëse, u ndëshkuan me sanksionet administrative përkatëse.

#MeShumePergjegjesiMePak🚑
#BashkohuMeNePerSigurine🚔
#Drejto🛵PerdoreKasken

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2834399383513081/?vh=e&extid=V5j1WXj1Ts8kheMr