“Lërja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë”, dënim qesharak për mësuesin që ngacmoi seksualisht të miturën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mësuesi nga Tepelena, që akuzohej se kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij, është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Gjirokastrës.

Neshat Tepelena u denoncua publikisht nga ish-nxënësja e tij, në shkollën 9-vjeçare “Ali Hajdini” në Kalasë të Delvinës.

E mitura pretendon se mësuesi, pasi i bëri presion 11-vjeçares për notën e puthi në buzë, shkruan “Panorama”.

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar vajza e mitur.

Për shkak të paragjykimeve, ngacmimi seksual është mbajtur i fshehtë.

Mirëpo ishte nëna e vajzës, që e bëri publike ngjarjen.

Pasi vajza e tyre refuzonte të shkonte në shkollë, prindërit bënë denoncimin ndaj mësuesit 60-vjeçar.

Në qershor të 2018-ës, mësuesi u lirua nga burgu.

Mirëpo në seancën e rivlerësimit, organi i akuzës kërkoi burg pa afat për Tepelenën, deri në zbardhjen e analizave.

Trupa gjykuese asokohe vendosi vetëm detyrim paraqitje për mësuesin.

Banorët e fshatit ndërkohë shprehen se mësuesi ka qenë edhe më parë i përfshirë në të tilla ngjarje, madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërejtje.

Shpërndaje
Share.

Komento