Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë këtë mbrëmje në vendin tonë.
Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, bëhet me dije se epiqendra e lëkundjeve ka qenë rreth 4km larg nga Librazhdi.Tërmeti ka qenë i magnitudës 3.0 i shkallës rihter dhe me thellësi 10 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë 47 kilomtera larg Tiranës dhe 21 kilometra larg Elbasanit.
Fatmirësisht, lëkundja nuk ka qenë shumë e fortë dhe deri tani nuk janë regjistruar dëme materiale.
Sipas ekspertëve, lëkundjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit do të vazhdojnë të ndjehen për disa muaj, ndaj nuk ka vend për panik.Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet 9 ballë i shkallës Rihter, i cili u mori jetën 51 personave dhe dëmtoi qindra shtëpi, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.
Në muajin shkurt, BE mblodhi një fond prej 1.15 miliardë eurosh, midis të cilave dhurime dhe borxhe me interes të ulët, të cilat do të shkojnë për programin e rindërtimit.