Skip to content
Të Gjitha

Lëkundje sizmike në vend, zbulohet epiqendra e tërmetit

· 1 min lexim

Tërmetet janë duke u shpeshtuar në vendin tonë edhe pse nuk kanë qenë shumë të rëndë. Ditën e sotme Shqipëria është goditur nga një tjetër tërmet, i cili raportohet të ketë qenë i magnitudës 2.6 ballë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 17:17 minuta në zonën e Dibrës.

Epiqendra ka qenë 2,7 kilometra në Juglindje të Kurdarit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 19 km.

Sipas burimeve nga instancat përkatëse, nuk ka asnjë njoftim për të lënduar apo dëme materiale të shkaktuara nga lëkundjet.