Skip to content
Aktualitet

Lëkundet sërish Shqipëria/ Regjistrohen disa tërmete gjatë natës, ja ku ishin epiqendrat

· 1 min lexim

Sërish duket sikur makthi po vazhdon  dhe lëkundjet e tokës nuk po pushojnë. Gjatë natës së djeshme pas tërmetit me magnitudë 4.2, disa lëkundje ka patur në qarkun e Elbasanit, me epiqendër kryesisht në Belsh.

Rreth orës 21:21 një tërmet me magnitudë 4.2 ra me epiqendër në Belsh dhe pas mesnate  pasuan edhe lëkundje të tjera  më të vogla duke nga 1.6 ballë deri në 2 ballë.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë vitit të kaluar u godit rëndë nga dy tërmete, ai i 21 shtatorit që shkaktoi dëme të mëdha materiale, si dhe ai i 26 nëntorit, që përveç dëmeve, shkaktoi edhe 51 viktima dhe qindra të plagosur.