Skip to content
Të Gjitha

Lejet për rindërtimin nga tërmeti brenda 5 ditëve, ja si aplikohet

· 1 min lexim

Pas pezullimit të lejeve të ndërtimit, qeveria ka nisur punën për rindërtimin në qarqet e goditura nga tërmeti.

Ditën e sotme është miratuar edhe procedura e përshpejtuar, për rindërtimin në Durrës, Tiranë e Lezhë.

Sipas vendimit të qeverisë, bashkitë brenda 5 ditëve, do të vendosin me procedurë të përshpejtuar për pajisjen me leje ndërtimi, për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti.

Autoriteti përgjegjës për miratimin e lejeve është kryetari i bashkisë.

Dokumentet që duhet të paraqesin aplikuesit janë:

  • Akti i konstatimit për objektin e dëmtuar, i hartuar nga strukturat përkatëse, të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi.
  • Projekti teknik/konstruktiv i hartuar nga Instituti i Ndërtimit, bashkia përkatëse, apo projektuesit e licensuar.