Turizmi është padyshim një nga sektorët më të goditur nga pandemia, e sidomos në vendin tonë, ku ekonomia mbështetet tek ky sektor.
Ditën e djeshme kryeministri u shpreh se turizmi këtë vit do jetë lokal për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, por kjo gjë nga ana tjetër do i bëjë mirë vendit tonë.
“Pyetja më e vështirë që ia bëj vetes në mëngjes”, Rama tregon si do zhvillohet turizmi këtë vit
Sot, Rama deklaroi se në mes të muajit maj shpreson që të jetë gati një plan për sezonin e ri turistik, në kushtet kur vendi është përballë pandemisë së COVID-19, teksa shtoi se ka biseduar me kryeministra të disa vendeve në lidhje me këto plane për sezonin.
Mbrëmjen e sotme ministri i Turizmit Blendi Klosi i ftuar në “Opinion” tha se sektori sigurisht që do të goditet, por shtoi se do ky sektor është doktori që do shërojë ekonominë e vendit tonë.
Lidhur me deklaratën e shumëpërfolur se për të bërë plazh këtë verë, duhet të merret leje në e-Albania, ministri shpjegoi se në fakt deklarata e tij është keqkuptuar dhe se diçka e tillë nuk mund të ndodhë.
“Se kam thënë, që do marësh leje për plazh në e-Albania. Nëse do ketë plazh, aktivitetet në det, strukturat që do realizojnë aktivitetin në plazh do marrin leje. Askush nuk di asgjë deri më tani. Do kemi rregulla sigurisht. Varianti i italianëve me hapësirat e ndara me plastmas është kreativ, por nuk besoj të jetë ashtu tek ne.”
I pytur më pas rreth dasmave, Klosi tha se është shumë e vështirë që të bëhen dasma normale sepse konsistojnë në mbledhjen masive të njerëzve
“Dasma ka, por dasma me kushtet e koronavirusit. Martesa bëhet por dasma do jetë e vështirë të hapen se janë vështirë të kontrollueshme me masivitet njerëzish. Megjithatë çdo gjë do vendoset me kalimin e ditëve. Deri me 23 qershor vazhdon situata emergjente, do ketë masa të kontrolluara.”