Skip to content
Të Gjitha

Leje brenda 5 ditësh pa asnjë taksë dhe borxhe të falura për ujin e dritat, Rama njofton masat për të prekurit nga tërmeti

· 2 min lexim

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme masat për familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së 21 shtatorit.

Shefi i qeverisë bëri me dije se godinat e pabanueshme, do të rindërtohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ndërsa për ata që duan t’i ndërtojnë vetë banesat, leja do të merret brenda 5 ditëve pa paguar asnjë taksë.

Gjithashtu, të gjitha familjeve, banesat e të cilave janë bërë të pabanueshme, do t’u falen të gjitha detyrimet e papaguara të ujit dhe energjisë elektrike.

Rama tha se do të ndihmohen edhe familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar, por nuk janë bërë të pabanueshme.

Më tej kryeministrui u shpreh se kryeministri i Italisë, ambasadori i BE-së në Tiranë, por edhe zv.amabasadorja e SHBA-vë, kanë qenë në kontakt me autoritetet shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Këtyre u janë bashkangjitur edhe sipërmarrësit apo investitorët e huaj në vendin tonë.

Rama u ndal edhe te lejet e ndërtimit, për të cilat tha se nuk do të jepen më pa policën e sigurimit, pasi si ai që ka garantuar blerësin, por edhe autoriteti që ka dhënë lejen, do të përfundojnë në burg.

Kryeministri gjeti edhe një lajm të mirë në mesin e tërmetit, duke u shprehur se pallatet e reja e kaluan testin.