Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Largimi masiv i mjekëve nga Shqipëria! Ministrja Kushi: Vendet e BE-së i pranojnë edhe pa diplomë

13:05 11/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Teksa projektligji që pengon studentët e Mjekësisë të marrin diplomën nëse nuk punojnë deri në 5 vite në vendin tonë ka ngjallur reagime të shumta, ministrja e e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka folur ditën e sotme për këtë çështje.

Ndërkohë që ishte prezente në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, Kushi ka vënë theksin tek shkaqet e largimit të mjekëve nga Shqipëria. Ministrja deklaroi se arsyeja kryesore pse studentët e Mjeksësisë po largohen masivisht nuk është cedimi i sistemit, por nevoja e vendeve të BE-së për mjekë dhe liberalizimi i të gjitha procedurave për t’i punësuar mjekët që vijnë nga vendet e tjera.

“Tani, pse largohen mjekët?! U përmend disa herë se mjekët largohen sepse ky është një cedim i sistemit. Në fakt ne biem dakord që kemi ende shumë punë për të bërë. Që kemi problematika, patjetër që kemi. Ndërkohë janë bërë shumë punë, shumë përparime, ka shumë zhvillim. Që duhet të bëjmë akoma, patjetër. Por arsyeja kryesore, ju e thatë edhe vetë në fjalët tuaja, është që vendet e BE-së kërkojnë çdo ditë mjekë.  I kanë liberalizuar të gjitha procedurat për t’i punësuar mjekët që vijnë nga vendet e tjera. Edhe para 10 vjetësh, 15 vjetësh, 5 vjetësh kishte mjekë apo edh e qytetarë që donin të shkonin drejt këtyre vendeve. Sepse ne nuk mund ta konkurrojmë as Gjermaninë, SHBA-në, sado t’i rrisim pagat apo mirëqenien.
Por, sot ata shkojnë dhe janë të sigurt që menjëherë u ofrohet një vend pune, madje edhe pa njohur diplomën.
Ju e thatë vetë që qytetarët e vendeve të BE-së nuk duan më të studiojnë më për mjekësi sepse është një shkollë e vështirë, sepse kërkojnë gjëra më të lehtë. Pra ata janë në krizë.
Kjo sigurisht që i tundon mjekët tanë për një jetë më të mirë, një nivel page më të lartë. Ne sigurisht që i kemi rritur pagat. Por arsyeja, nuk është se çedoi sistemi. Sistemi është më i mirë se ai që kishim, por numri i largimeve është rritur sepse çdo ditë në gazetat e vendeve të BE-së ka njoftime, kërkohen punonjës në fushën e shëndetësisë, në fushën e IT, etj”, deklaroi ministrja Kushi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para
Dosja që fundos Ahmetajn/ Lista e hoteleve që u paguan për ish-ministrin nga “bosat” e inceneratorëve

Dosja që fundos Ahmetajn/ Lista e hoteleve që u paguan për ish-ministrin nga "bosat" e inceneratorëve

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English