Largimi i Messit nga Barcelona, reagon Koeman: E vështirë ta besosh!

Tani është zyrtare që Lionel Messi nuk do të luaj më për Barcelonën. Në një moment që të gjithë janë në substancë se cili do të jetë ekipi i tij i radhës, ka reaguar edhe trajneri i “blaugranave”, Ronald Koeman.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale tekniku holandez shkruan, se është ende e vështirë dhe e pabesueshme që të kuptosh që Messi nuk do të luaj më për Barcelonën. Koeman ndër të tjer aka shtuar se e ka shijuar tej mase sezonin që kanë punuar së bashku.
“Është ende e vështirë ta kuptosh që nuk do të luash më për Barcelonën. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për klubin tonë Leo. Me të vërtetë e shijova sezonin e plotë që punuam së bashku. Jam i impresionuar me etikën tuaj të punës dhe dëshirën për të fituar”, shkroi Koeman.
Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ishte një lajm i papritur, teksa klubi nuk mund ta mbante më katalanasin për shkak të kufizimeve financiare të La Ligas. Nga ana tjetër Joan Laporta u detyrua të përballet me situatën më rraskapitëse në historinë e tij, ai të premten doli në një konferencë për shtyp ku foli për largimin e Leo Messit.
Presidenti i blaugranave këmbënguli se “klubi vjen para lojtarëve”, për të treguar më pas edhe pse një marrëveshje e re nuk ishte e mundur në situatën aktuale në të cilën Barcelona gjendet.