Skip to content
Politikë

Largimi i dosjeve nga Bashkia e Tiranës, një tentativë për fshirje provash?

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me zhvendosjen e dosjeve nga Bashkia e Tiranës këtë mëngjes.

Sipas burimeve, dosjet janë transportuar me kamion dhe po zhvendosen për në një godinë të re të Drejtorisë së Transporteve në bulevardin Zogu i Parë.

Ky veprim ka ndodhur një ditë pas shpërthimit të një zjarri në Bashkinë e Tiranës, ku një tym i zi u ngrit nga tarraca që nga mëngjesi.

Ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare për shkakun e zjarrit, por opozita ka denoncuar se mund të ketë qenë një tentativë për të fshirë prova duke djegur dokumente.