Ndahet nga jeta heroi i vërtetë i filmit të njohur shqiptar! Kush ishte “Partizani i vogël Velo”!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Heroi i vërtetë mbi të cilin është bazuar filmi “Partizani i vogël Velo”, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Kostandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit të njohur shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë. Ai ka lindur në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930 dhe mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi ia vranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare.

Historinë e tij e njohin ata që kanë parë filmin e Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe personazhin Velo, që u kthye në heroin kryesor të filmit.

Po kush është heroi i vërtetë?

Pas çlirimit Kostandin Ropi kishte ndjekur një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite. Ai është dekoruar në Moskë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë, ku jetoi deri në fund të jetës së tij.

Koco Ropi do të përcillet për në banesën e fundit sot, në Korçë, në orën 14.00.

/ABC News

Shpërndaje
Share.

Komento