Skip to content
Të Gjitha

Kuvendi voton sot Kryeprokurorin, zbulohet kandidati që do mbështesin socialistët

· 1 min lexim

Kuvendi do të zgjedhë ditën e sotme Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Në garë për këtë post janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka renditur të parin në listë Çelën dhe më par Markun e Memçajn.

Në mbledhjen e grupit të PS, mësohet se është vendosur për të votuar Olsian Çelën.

Kandidati duhet të marrë 84 vota, që të shpallet Kryeprokuror.

Më pas emri i dërgohet presidentit për dekretim.

Në rast se votimi në Kuvend dështon, KLP zgjedh të parin në listë, që në këtë rast është Çela.