Skip to content
Politikë

Kuvendi sot në seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë

· 1 min lexim

Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës sot, duke hapur zyrtarisht punimet e Sesionit të VIII të Legislaturës së X.

Ky sesion do të zgjasë deri në mars, për t’i lënë më pas vendin përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, seanca plenare do të mbahet sot pasdite në orën 17:00.

Përplasjet dhe bojkoti janë lënë pas, ndërsa deputetët e të gjitha palëve synojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma kyçe.

Një nga sfidat më të afërta është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, i cili kërkohet për realizimin e votës së diasporës  një proces historik që do të zbatohet për herë të parë në këto zgjedhje.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste pritet të bashkojnë votat për të miratuar ndryshimet e nevojshme, që përfshijnë aspekte teknike dhe politike të procesit zgjedhor.