Skip to content
Kronikë

Kush është Everest Çaka/ Viktima e Elbasanit përdorte dy emra, i akuzuar më parë për vrasje

· 2 min lexim

Vrasja e Everest Çakës tronditi sot Elbasanin, ndërsa e plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka e cila ishte pasagjere në mjetin e viktimës.

Mësohet se Everest Çaka, i njohur ndryshe edhe si Ibrahim Çaka akuzohej për vrasjen e Gëzim Alikajt në vitin 2010. Ai madje dyshohej të ishte ekzekutor direkt pasi Alikaj i kishte vrarë vëllanë në Spanjë disa vite më parë.

Ndërkohë, sipas gazetares Klodjana Lala, Çaka ka qenë i përfshirë në trafikun e drogërave të forta, ndërsa ia ka hedhur drejtësisë për vrasjen e akuzuar duke jetuar në Belgjikë.

Disa muaj më parë në Belgjikë u vra edhe kushëriri i Everest Çakës, Arjan (Ardit) Spahiu.  Ky i fundit rezulton të ketë lidhje me një tjetër personazh të njohur të krimit në Elbasan, Erion Alibej të cilin e ka vëllain e burrit të motrës.

Alibeaj është ndërkohë i arrestuar si porositës i disa atentateve në Elbasan, ndërsa dyshohet se është organizator i vrasjeve të Ramazan dhe Regis Runajt në korrik të vitit 2020. Po ashtu dyshime të forta ka për përfshirjen e tij  dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Saga e vrasjeve vazhdon, pasi në vitin 2018, Çelës i janë ekzekutuar vëllai dhe xhaxhai në “Masakrën e Bradasheshit”.