Kurtit nuk ‘i del e keqja’ me të dërguarin e Trump: Ka patur rolin e një vaksine

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, prej muajsh gjendet në Ballkan për të arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, por deri tani ka shkaktuar një krizë të thellë politike në shtetin e Kosovës.

Diplomati amerikan nuk ka patur një raport të mirë me kryeministrin Kurti, sepse ky i fundit e ka kundërshtuar duke kërkuar reciprocitet dhe duke këmbëngulur se nuk do ta heqë taksën, në qoftë se Serbia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Mes tyre nuk i kanë kursyer akuzat, teksa marrëdhënia duket ende e tensionuar.

Mbrëmjen e sotme gjatë intervistës për “A-Show” në Syri TV kryeministri në detyrë i Kosovës foli për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aq shumë të përfolura kohët e fundit në Prishtinë dhe Tiranë.

Sipas tij, raportet me SHBA apo me Bashkimin Europian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi.

“Unë nuk i përkas atyre që me SHBA apo me BE dhe faktorë të tjerë perëndimorë thonë se mund të kemi vetëm dy raportesh ose servilizëm ose armiqësi. Është e mundur partneriteti dhe aleanca, që janë e vetmja rrugë e duhur përpara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me të gjithë zyrtarët amerikanë që merren me Ballkanin. Nuk jam në detyrë të fitoj dashurinë e të tjerëve por të mbroj interesat e popullit të Kosovës”, tha Kurti.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve me ambasadorin Richard Grenell, kryeministri në detyrë i Kosovës dha këtë përgjigje:

“Grenell ka patur rolin e një vaksine. Pse? Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100% se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me recipriotitetin me Serbinë dhe na tha hiqeni edhe këtë. Unë këtë nukj mund ta bëj. Mund ti jap SHBA çdo koncension kur e duan nga Kosova, por jo për Serbinë. E kuptoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell. E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell”.

Shpërndaje
Share.

Komento