Kadia debat me Klosin për mbylljen e plazheve: Je në ‘pozitë të vështirë’, nuk i justifikon dot vendimet e marra nga Facebook-u

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka qenë i ftuar në ‘Open’ ku ka folur rreth sezonit turistik dhe goditjes së turizmit nga pandemia, ku nuk dha ndonjë arsye konkrete për ndalimin e qytetarëve nga Policia për të mos u futur në plazh, apo mbylljen e fundjavave.

“Këtë pyetje keni 2 muaj që ma bëni. Në fillim më keni pyetur pse nuk lejohet të dalin njerëzit të dalin nga liqeni. Tani ne nuk lejojmë plazhet se aty do ketë një grumbullim të njerëzve duke rrezikuar përhapjen e virusit. Nuk është e thënë se doli dielli dhe virusi u largua. Jo, virusi është aty, nuk ka ikur”, u shpreh ai.

Megjithatë, deklarata e tij ngre pikëpyetje sepse njerëzit nuk grumbullohen vetëm në det, por mund të grumbullohen edhe në kafe apo hotele, që tashmë janë hapur.

Sakaq, nëse vijojmë me këtë logjikë a mbetet ky rrezik edhe pas datës 1 qershor, kur do hapen plazhet?

Më tej, ministri tha se nëse më parë njerëzit kishin mundësinë të shkonin në plazh vetëm për të fjetur (referuar hapjes së hoteleve), tashmë mund të shkojnë edhe për të ngrënë (referuar hapjes së restoranteve).

Ndërsa mbyllja e fundjavave sipas tij ka kuptim vetëm sepse është rregull.

LEXO: Ministri e pranon se turizmi është goditur rëndë, por nuk e ka një zgjidhje për kaosin e krijuar! 

Këto deklarata i ka kundërshtuar edhe eksperti i ekonomisë Besart Kadia, i cili është shprehur se ministri Klosi nuk e justifikon dot mbylljen e fundjavave, pasi diçka e tillë ndodh vetëm sepse ashtu vendos kryeministri në Facebook.

Më tej, ai u shpreh se turizmi duhet të hapet sa më parë dhe nuk ka nevojë të ketë policë sepse qytetarët e duan më shumë jetën e tyre se efektivët.

PJESA NGA DEBATI

Kadia: Shkon polici dhe ndal qytetarët për tu futur në plazh. E bëni sikur qytetarët do të shqyhen me njëri-tjetrin. Nuk e do policia qytetarin më shumë se ai veten e vet. Qytetarët mbrohen vetë.
Klosi: Nuk ka të bëjë me e do apo se do shteti qytetarin. Ka të bëjë me rregulla.
Kadia: Nuk keni një vendimarrje të duhur. Sot kemi 25 raste, para 2 javësh kishim 10 raste. Duhet ndjekur një strategji konkrete.
Klosi: Fakti që sot kemi 25 raste ne kujton që virusi është akoma aty.
Kadia: Na e kujton virusi?
Klosi: Virusi është aty siç ka qenë para një muaji. Pastaj thoni që u la në det dhe u zhduk viruisi.

Shpërndaje
Share.

Komento