Skip to content
Kosovë

Kurti voton në Prishtinë: Zëri juaj duhet të dëgjohet

· 1 min lexim

Kryeministri Albin Kurti, kandidat për një mandat tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka votuar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë, së bashku me gruan e tij.

Pas votimit, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentarë në shtetin e pavarur të Kosovës. Inkurajoj qytetarët të votojnë. Ushtroni të drejtën demokratike që të bëni zërin tuaj të dëgjohet. Përdorni lirinë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, tha ai