Skip to content
Të Gjitha

“Kur do t’i marrim ato lekë?”/ Si u kapën ekzekutorët e Jurgen Kurtit

· 2 min lexim

Tetë ditë pas ngjarjes së rëndë, asaj të vrasjes së Jurgen Kurtit në mbrëmjen e 18 marsit në kryeqytet, në pranga përfunduan tre persona që janë përgjegjës për ekzekutimin e tij, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim një i katërt.

Në prangat e policisë ranë shtetasit: Elsi Leventi, 21 vjeç, Alesio Berberi, 33 vjeç dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Klodian Bane.

Por si arriti policia të zbulonte atentatorët e 26-vjeçarit?

Katër ekzekutorët dyshohet se do të paguheshin 30 mijë euro, shumë të cilën e kanë përmendur gjatë bisedave mes tyre.

“Ke folur për lekët? Kur do t’i marrim ato lekë?”, është kjo një pjesë e bisedës së zbardhur.

Olsi Qalliaj

Në telefonin e njërit prej të arrestuarve policia ka gjetur emrin e Jurgen Kurtit.

Makina me të cilën lëvizën atentatorët ishte në pronësi të të kërkuarit, Klodian Bane, i cili pak para se të kryente vrasjen vendosi targa false. Ishte pikërisht ky moment i kapur nga kamerat që identifikoi autorët.

Në momentin që ka shkrepur armën, Klodian Bane, që mendohet se është personi që kreu vrasjen, ishte i pamaskuar dhe disa dëshmitarë e kanë fiksuar fytyrën e tij.