Kundërshtuan me forcë policinë, arrestohen tre të rinj nga Lezha

Policia në Lezhë ka arrestuar shtetasit A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë, teksa akuzohen se kundërshtuan me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.
DVP Lezhë
Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Vihen në pranga dhe 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.
Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l.
Gjithashtu, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në qytet Rrëshen, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.