Kunati vret nusen e vëllait në Paskuqan, nëna e viktimës rrëfen momentet e tmerrit: E preu me thikë nga hunda deri të faqja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Paskuqan, ku Erdet Çapoku vrau nusen e vëllait, 35-vjeçaren, Enkeleda Çapoku.

Sipas raportimeve në media, viktima dhe autori i krimit jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve, ata ishin ndarë.

E reja së bashku me vajzën 18-vjeçare jetonin në një banesë me qira, afër banesës së kunatit, ndërsa burri i saj ndodhej në burg, i dënuar 10 vite për drogë.

Kunati e përndiqte Enkeledën dhe e fotografonte çdo moment, edhe kur ajo shkonte në punë dhe më pas foto ia dërgonte vëllait në burg.

Për këtë arsye, 35-vjeçarja e kishte denoncuar kunatin dhe kishte marrë urdhër-mbrojtje nga komisariati i Kamzës.

Ky veprim i të resë, ka acaruar edhe më tej kunatin, duke bërë që ai të futet brenda në shtëpinë e saj, duke e vrarë në sy të vajzës.

E ëma e viktimës ka treguar detaje tronditëse nga krimi i rëndë.

Ajo është shprehur për “Balkanëeb”, se autori fillimisht e ka goditur me levë, duke e lënë pa ndjenja.

Më tej vijon ajo, kunati i preu damarët vajzës së saj dhe e çau me thikë nga  hunda e deri te faqja.

“Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën 18 vjeçe e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja vet. Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij. Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet. Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës, dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë nga hunda deri te faqja”, tregon e ëma e viktimës.

Mësohet se autori ka dhunuar të gjitha femrat e shtëpisë para se të vriste kunatën.

Shpërndaje
Share.

Komento