Krimi makabër në Paskuqan/ U masakrua për vdekje nga kunati, zbulohet porosia nga burgu e bashkëshortit për Enkeledën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi makabër që tronditi Paskuqanin mbrëmjen e djeshme.

Erdet Çapoku goditi me shkop druri kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, ndërsa e çau edhe me thikë, duke i marrë jetën.

Aktualisht ai është në kërkim nga forcat e policisë.

Nëna e viktimës ka treguar momentet e tmerrit, ku autori kishte dhunuar të tre femrat e shtëpisë, kunatën, atë dhe mbesën 18 vjeçe.

Kunati e përndiqte prej kohësh Enkeledën edhe kur kjo shkonte në punë.

Ai i bënte foto dhe më pas ia dërgonte të vëllait në burg, i cili është dënuar me 10 vite për drogë.

Ky i fundit, duke i ditur konfliktet, mësohet t’i ketë thënë gruas, që të ruaj veten dhe vajzën, gjatë vizitës së fundit.

“Enkeledë ruaj veten dhe gocën, se unë jam në burg, nuk kam çfarë të bëj”, i kishte thënë bashkëshortes, tregon e ëma e viktimës.

Enkeleda dhe kunati kishin prej kohësh konflikt.

Ajo kishte marrë urdhër-mbrojtje, ndërsa kishte dalë së bashku me vajzën e saj 18 vjeçe në një banesë me qira.

Shpërndaje
Share.

Komento