Skip to content
Kronikë

Kultivoi kanabis në tokën e tij, kapet në flagrancë 47-vjeçari në Vlorë

· 2 min lexim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person. Pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Trevllazër. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Trevllazër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.