Skip to content
Politikë

Kujtim Gjuzi: Ruçi mirë bëri që dha dorëheqjen, të ikin të gjithë ata që kanë probleme!

· 2 min lexim

Deputeti Kujtim Gjuzi, në fjalën e tij në kuvendin e Shqipërisë, ka komentuar tërheqjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi nga politika. Gjuzi në fjalën e tij, thekson se tërheqja e tij ishte veprimi i duhur, pasi sipas tij dhe të tjerët që kanë probleme me shtetin dhe kanë vjedhur taksat e qytetarëve, duhet të marrin të njëjtin vendim.

Shoqata Socialisto Rilindase Mashtro a të Mundësh, 8 vite mashtrim. A nuk ishte mashtrim vaksinimi i kryeministrit me një vaksinë të ardhur kontrabandë? Kemi dëgjuar për 8 vite kap çfarë të kapësh KÇK.

Vidh grabit jo vetëm zgjedhjet, të gjitha janë të certifikuara. Parafolësit thanë se reforma ka bërë namin, do i thoja Donald Lu ka ndonjë peshkaqen që ka rënë në prangat e policisë. Shqiptarë, duhet të jeni të bindur se rilindja e krimit do të tentojë të drejtojë.

Ju nuk mund të qëndroni në krye të kuvendit i kam thënë para dy vitesh Gramoz Ruçit. E përshëndes dorëheqjen e tij dhe të gjithë ato që kanë probleme me shtetin të bëjnë  të njëjtën gjë”, ka thënë mes të tjerash Kujtim Gjuzi.

Gramoz Ruçi ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste. Ruçi ka zgjedhur Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së dhe 30 vjetorin e themelimit të kësaj partie. Ai ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se deklaron fundin e maratonës politike prej 3 dekadash.