Kujtim Gjuzi-Metës: Ke vetëm një shans, jep dorëheqjen para se të jetë vonë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Seanca e sotme plenare ka vazhduar me tone jo të qeta nga deputetët, por edhe nga fjalët dhe akuzat e kryeministrit Rama ndaj presidentit Meta, ndaj Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës por edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai që i ka bërë thirrje për dorëheqje presidentit Meta, ka qenë edhe deputeti Kujtim Gjuzi. Nga foltorja e Kuvendit ai i ka thënë se Meta ka vetëm një shans që të largohet nga zyra e tij pa qenë tepër vonë.

Ai ka akuzuar të gjithë deputetët e tjerë në Kuvend se kanë qenë ata që e kanë mbajtur Metën edhe pse ai ka bërë manovra. Gjuzi ka kërkuar që Meta më mirë të japë dorëheqjen vetë sesa të hiqet me një fletë rrufe nga politikanët e tjerë.

“Presidenti i Republikës duhet të ikte nga posti që kur shkoi në Berat dhe jo tani që ai bëri këtë që nuk është në favor. Por ju e mbajtët, pasi ka bërë manovra dhe tani që nuk janë në favorin tuaj ju doni ta shkarkoni me një fletë rrufe, se fletë rrufe është. Prandaj unë i bëj një thirrje Presidentit. Zoti Ilir Meta, ke një shans. Jep dorëheqjen tani se me të tepër do jetë tepër vonë”, u shpreh ndër të tjera Gjuzi.

Shpërndaje
Share.

Komento