“Ku ishim para 1 viti”? Meta: Në prag të një vëllavrasjeje, prisja Ramën në takim, ai lahej në pishinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në konferencën e sotme të mbajtur para gazetarëve, Meta është kthyer një vit pas në kohë në zgjedhjet e 30 qershorit.

I pyetur nga gazetarja se ku ishte Meta një vit më parë në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe me kundërshtimet që i bën tani kryeministrit, ai i është përgjigjur duke qeshur e duke i thënë gazetares se sa shpejt i harron ngjarjet.

Kryetari i Shtetit theksoi ndër të tjera se teksa priste kryeministrin Edi Rama në takime për t’u ulur në një tryzë për të diskutuar, sipas tij ky i fundit lahej në pishinë.

“Ku ishim ne para një viti Ishim në prag të një vëllavrasjeje. Njëra palë miting, tjetra palë vinte në 11 në Berat, Vlorë e bënte antimiting. Ça të bëja unë?!

Unë i thashë që pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit.

Sepse në Europë jo vetëm që gjerat i dinë mirë, po dolën dhe nja dy burra seriozë që thanë, bëni zgjedhje gjithëpërfshirëse.

I mbështetja dhe unë, se i di kriteret e Kopenganit. I them; “Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, pasi në Europë po përpiqen që mos të na ndajnë ne nga Maqedonia”.

U detyrova më pas që të shmang dhe përplasjet, për të ulur palët.

Se mban mënd që e kam pritur këtu zotërinë, ai lahej në pishinë tek Sheratoni. E kam thënë këtë.

Po nuk u mbajtën këto zgjedhje, do shtohen kushtet.”, tha presidenti.

Shpërndaje
Share.

Komento