Skip to content
Aktualitet

Kthjellime dhe rritje temperaturash, si parashikohet moti për sot, 19 tetor 2020

· 1 min lexim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore në Europën lindore e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë në fillimin e javës.

E Hënë dt 19 Tetor 2020

E Hënë 19 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje (NE) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë merritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  4/18°C

Zonat e ulëta  5/23°C

Zonat bregdetare 10/22°C

/GazetaReforma.com/