Skip to content
Kryesore

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Çekisë viziton Kuvendin e Shqipërisë

· 1 min lexim

Në një seancë të posaçme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Markéta Pekarová Adamová, theksoi mbështetjen e vendit të saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por me kushte të qarta.

Ajo theksoi se mbështetja e Çekisë nuk është e pakushtëzuar dhe se procesi i anëtarësimit duhet të bazohet në gatishmërinë e Shqipërisë, duke theksuar se nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur këtë objektiv.