Skip to content
Të Gjitha

“Kryeprokurore çfarë folët me kreun e ARRSH?” Banorët e Astirit: Rama në burg

· 2 min lexim

Protesta e banorëve të Astirit vazhdon akoma dhe është në ditën e saj të 74, ku e njëjta kërkesë për dëmshpërblimin 100% vazhdon ende.

Një nga mbështetësit e tyre ka qenë padyshim edhe opozita, ku ditën e sotme Kevis Balliu ka shprehur edhe një herë kundërshtinë e tij ndaj Ramës dhe aferës që është duke bërë me “Unazën e Re”.

Ai ka thënë se duhet të bashkohemi të gjithë bashkë për ta çuar Ramën dhe hajdutët e tjerë të shtetit në burg.

Nga protesta deputeti i opozitës i ka bërë thirrje Kryeprokurores që të përgjigjet rreth bisedës që ka bërë me kreun e ARRSH, Afrim Qendron.

 “Arta Marku që është një kukull e Ramës ka marrë në pyetje sot Afrim Qendron dhe duam të dimë çfarë i thanë njëri-tjetrit. Si ka mundësi që Afrim Qendro nuk e dinte se aty ka korrupsion. Ça përgjigje ka Arta Marku për këtë? Ajo nuk mund t’a mbyllë këtë çështje duke pyetur Afrim Qendron por duke dërguar në burg Edi Ramën,” – u shpreh ndër të tjera Balliu.

Megjithatë banorët gjithashtu kanë njoftuar se do ta përshkallëzojnë atë nëse shteti nuk i merr parasysh kërkesat e tyre për dëmshpërbimin 100% të banesave.