Kryeministrja e Serbisë: “Për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ana Bërnabiq, kryeministrja e Serbisë, ka reaguar përsëri për taksat e vëna nga Kosova.
Ajo është shprehur se ndryshimet e fundit në shtetin e Kosovës kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës 50 hapa prapa dhe ka  theksuar se nuk ka kompromis.

“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, deklaroi sot Bërnabiq.

Kryeministrja e Serbisë, në një intervistë për Tv Pink tha se nuk shikon asnjë shenjë kompromisi për shkak të të gjitha këtyre vendime nga ana e Kosovës.
Ajo deklaron se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe thotë se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi.
Sipas Ana Bërnabiqit ky hap i marrë nga  Kosova dhe Shqipëria,  çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

Shpërndaje
Share.

Komento