Skip to content
Të Gjitha

“Nuk është humor ky!” Rama i bën vërejtje Veliajt gjatë takimit me familjen e prekur nga tërmeti

· 2 min lexim

Rama i tërheq përsëri vëmendjen kryebashkiakut të Tiranës.

I shoqëruar nga Veliaj, kryeministri vizitoi mbrëmjen e sotme shtëpinë e efektivit Rifat Aga, i cili u fut në një banesë të re, sepse mbeti i pastrehë pas tërmetit.

Mirëpo rrugës për në familjen Aga në kodër Vishnje, Rama është ndeshur me një kanal dhe ka urdhëruar kryetarin e bashkisë ta rregulloi menjëherë të nesërmen.

Pjesë nga biseda

“Rama: Tani e ke shtëpinë edhe të shtuar edhe mund ta xhirosh këtu.

Veliaj: Te oborri, te oborri.

Rama: Te oborri jo, po nuk rregullove atë rrugën ti. Nuk ka, nuk lëviz. Rregullo atë kanalin aty.

Veliaj: Sot do futemi në shtëpi njëherë, pastaj nesër…

Rama: Jo, sot u futëm në shtëpi. Nesër kanalin.”

Veliaj u mundua ta kalonte me humor situatën, por Rama nuk ishte i këtij mendimi.

“Veliaj: Vetëm Rifat, përtej humorit që bën kryeministri..

Rama: Jo nuk është humor ky, po rregullo kanalin.

Veliaj: Në afatgjatë ne nuk do të bëjmë më shtëpi në majë të një kodre.”

Madje ai iu rikthye sërish çështjes kur dolën nga banesa.

“Rama: Erion kanalin.

Veliaj: Kemi edhe disa punë të tjera po shyqyr që si vure re.

Rama: Atë vura re unë.”

Kujtojmë se Rama i ka tërhequr vëmendje Erjon Veliajt edhe disa ditë më parë, gjatë vizitës në familjen Lala, pasi hyrja e pallatit ishte e palyer.