Monika Kryemadhi është paraqitur sot pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur më herët nga Gjykata.
Ajo ndodhet nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, të njëjtat akuza që kanë çuar në arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshorti i saj dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë.
Hetimet ndaj çiftit të njohur politik janë pjesë e një dosjeje të zgjeruar të SPAK, që ka në fokus dyshime për përfitime të paligjshme dhe transaksione të dyshimta financiare.