Skip to content
Kryesore

Tentoi të përdhunonte një grua në banesën e saj, 40-vjeçari shpallet në kërkim

· 1 min lexim

Policia e Lushnjës ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka hyrë pa leje në banesën e një gruaje 35-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana që po verifikohen nga hetuesit, ndërsa uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.