Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryemadhi: Opozita po lufton për pushtet në tavolinë? Absolutisht jo

20:09 12/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Vendimi për djegien e mandateve dhe situata aktuale në vendin tonë kanë qenë temat kryesore që drejtuesja e LSI-së, Kryemadhi ka folur nga Cërriku.

Ajo ka theksuar se ky vendim ka ardhur si përgjigje pozitive ndaj gjithë padrejtësive që sipas saj i janë bërë qytetarëve nga qeveria.

Ajo gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit se opozita është duke kërkuar pushtet në tavolinë, sa i përket kësaj çështjeje ka thënë se absolutisht kjo nuk është e vërtetë.

“Vendimi ynë për djegien e mandateve nuk kishte të bënte me një vendim politik për të marrë pushtetin në tavolinë. Absolutisht! Ishim ne në pushtet, ishim në qeveri me Edi Ramën. Gjashtë muaj ju lut LSI-së Edi Rama, nga dhjetori deri në qershor për të bërë koalicion me ne. Por ne nuk pranuam. Nuk pranuam sepse kurrë nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar”, tha Kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi tha se në të gjitha takimet që ka zhvilluar me qytetarët apo edhe me ambasadorë, pyetja që ka hasur është: po më tej çdo të ndodhë?! Dhe për këtë kryetarja e LSI-së theksoi edhe njëherë atë çka kërkon opozita: dënimin e të gjithë eksponentëve partiak që blenë votat së bashku me krimin e organizuar në zgjedhjet e vitit 2017.

“Është shumë e thjeshtë. Nuk duam as pushtet, nuk duam që të themi që të bëhet kështu siç themi ne. Po kërkojmë një gjë shumë të thjeshtë: dalja përpara përgjegjësisë të të gjithë atyre që u kapën me presh në dorë dhe të të gjithë atyre eksponentë politikë të kujtpartie qofshin duke blerë vota me krimin e organizuar”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përsëri nuk ka munguar edhe përmendja e dy dosjeve, 339 dhe 184, të cilat sipas Kryemadhit mbajnë peng jo vetëm Parlamentin, por pengojnë gjithashtu edhe avancimin e procedurave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Dëgjojmë që thonë na duhet reforma zgjedhore se pa reformë zgjedhore nuk ka zgjedhje. Reforma zgjedhore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri është dosja 339 dhe dosja 184. Këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme të shqiptarëve, këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng Parlamentin shqiptar dhe këto janë 2 dosjet, të cilat mbajnë peng edhe të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve dhe integrimin europian. Prandaj ne jemi shumë të qartë në kërkesën tonë, dalja përballë drejtësisë të të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë skemë, në skemën e vjedhjes, në skemën e shit-blerjes së votës dhe në skemën e kërcënimit të qytetarëve me bandat e krimin e organizuar. Dalja e këtyre njerëzve përballë drejtësisë do të çlironte dhe nuk do të lejonte më asnjë njeri që t’i shkonte ndërmend të krijonte një funksion të tillë shit-blerjen e votës apo përdorimin e krimit të organizuar për të ndryshuar pushtete dhe për të ndryshuar partitë politike në kutitë e votimit, të cilat mendohen dhe ne aspirojmë që të jenë kuti me vota të lira dhe të ndershme”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Etiketa: cerrikdjegia e mandatevepushtet

Të tjera

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Aktualitet

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”
Kryesore

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka...

19:21 10/06/2026
Para

Skemë e madhe mashtrimi në Amerikë/ 50 të famshëm blejnë shkollën e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.