Skip to content
Politikë

Kryemadhi akuza ndaj SPAK-ut

· 1 min lexim

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën detyrim paraqitje, për Deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për akuzën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurive.

Përmes një publikimi në media sociale, ku “fakton” kauzën e saj, ka pretenduar se ajo është goditur nga drejtësia e SPAK.

Reagimi i Kryemadhit:

Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.
Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.

Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan Kryemadhi.