Skip to content
Aktualitet

Kruja një nga zonat më të prekura, 3 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

· 1 min lexim

Kruja vijon të mbetet një nga zonat më të prekura nga pandemia Covid-19. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë tre persona me koronavirus.

Besohet se janë raste kontaktesh të personave që janë infektuar më herët.

Deri dje u konfirmuan pozitivë me koronavirus 981 qytetarë në të gjithë vendin. Prej të cilëve rreth 79% janë shëruar.

Ndërsa ende aktivë për pandeminë mbeten janë 173 persona kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Prej fillimit të epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.