Skip to content
Bota

Krishtlindje online, Vatikani merr vendimin për meshën që do të mbahet më 24 dhjetor

· 1 min lexim

Koronavirusi duket se do të prishë planet e Vatikanit për meshën që do të mbahet për Krishtlindje.

Një anëtar i ambasadës gjermane në Vatikan tha se festimet e Krishtlindjeve do të transmetohen në internet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ambasadave në Selinë e Shenjtë u është thënë se liturgjitë do të mbahen “privatisht, pa praninë e anëtarëve të trupit diplomatik” dhe do të transmetohen në internet.

Oliver Lahl, përfaqësues i ambasadës gjermane, deklaroi se Vatikani i kishte dërguar një mesazh të tillë në lidhje me periudhën e Krishtlindjeve.

Papa Françesku zhvillon një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit më 24 dhjetor në prani të diplomatëve të akredituar të Vatikanit dhe anëtarëve të zgjedhur të publikut.