Skip to content
Politikë

Krishtlindja, uron Kryemadhi: Qoftë kjo nata që të tregon dritën e vërtetë të jetës

· 2 min lexim

Ndërkohë që jemi në vigjilje të krishtëlindjeve, krytarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të bëjë urimin e saj për besimtarët e krishterë.

Kryemadhi shprehet se kjo është nata që iu tregon njerëzve dritën e vërtetë dhe i ringjallë me shpresën e zotit.

Ajo shton se çdo njeri mund tia dalë sepse zoti është më to.

“Krishtlindja do të jetë e vërtetë PËR TY, në qoftë se në KËTË NATË, TI e ndjen në shpirt se je shumë I ÇMUAR në sytë e Zotit.
Për shumë vjet me zemër të mirë Krishtlindjet!
Qoftë për ju kjo NATË, NATA që të tregon DRITËN E VËRTETË të jetës tënde, dhe të ringjall shpresën se me Zotin, TI nuk je vetëm, TI mund t’ja dalësh sepse Zoti është me ty.

Urime e bekime me zemër!”,  shkruan Kryemadhi

Kujtojmë që ka filluar mesha në Katedralen e ‘Shën Palit’ e cila drejtohet nga Imzot Frendo.

Pas darkës familjare, besimtarët katolikë me qirinj në duar i janë drejtuar Katedrales së “Shën Palit”, ku kanë pritur mes lutjesh mbërritjen e mesnatës që shënon 25-dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Birit të Zotit. Besimtarët shkëmbyen urime për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni.

Theksojmë se ky vit ka ardhur ndryshe, ndikuar nga kufizimet nga Covid-19.