Skip to content
Aktualitet

KQZ i ktheu listën për korrigjim, ja ndryshimet që ka bërë Partia Socialiste

· 2 min lexim

Partia Socialiste ka bërë disa korrigjime në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, pas kthimit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri.

Mësohet se PS ka spostuar nga vendi i 12 Marsida Hysenin, për në vendin e 13 në listën e Elbasanit.  Ndërkohë, në vendin e 12 është renditur Shkëlqim Bullari, i cili renditej më parë në vendin e 13. Korrigjimi vjen pas vërejtjes së KQZ për përfaqësimin gjinor ne listat e paraqitura me pare. Listën në qarkun e Elbasanit e kryeson ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe pas saj vjen Klevis Hoxha.

Lista e re:

QARKU ELBASAN

  1. Evish Kushi
  2. Klevis Xhoxhi
  3. Besian Ajazi
  4. Desantila Tahiraj
  5. Sajmir Hasalla
  6. Florenc Spaho
  7. Luan Duzha
  8. Taulant Balla
  9. Albana Hana
  10. Enver Rroshi
  11. Briseida Gjoza
  12. Shkëlqim Bullari
  13. Marsida Hyseni
  14. Kristaq Skënderi
  15. Endri Pepa

Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit listat e PS kanë pasur disa prurje të reja. Në Tiranë lista kryesohet nga ish-shefja e Infektivit Najada Çomo e inxhinerja Luljeta Bozo. Vetë kryeministri Edi Rama kandidon në dy qarqe te vendit: ne Vlorë e Durrës, në të dyja i renditur i teti.Figura të njohura të Partisë Socialiste mbetën jashtë listave të zgjedhjeve, mes tyre Ditmir Bushati, Arben Malaj, Vasilika Hysi e Eglantina Gjermeni e Alket Hyseni.