Skip to content
Të Gjitha

KPK konfirmon në detyrë drejtuesen e prokurorisë së Pogradecit, ja çfarë u konstatua

· 1 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren Dorina Bejko.

Të premten e kaluar, drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko u përball me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasaktësi dhe mospërputhje për likujditetet dhe burimin e krijimit të disa pasurive, por ajo u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin e treguar në detyrë si prokuore.

Dorina Bejko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit.